Keni shpesh marrje mendsh? Këto janë shkaqet kryesore

Keni shpesh marrje mendsh? Këto janë shkaqet kryesore

Një çrregullim i ekuilibrit shkakton një ndjesi paqëndrueshmërie ose marramendjeje:

Nëse jeni duke qëndruar në këmbë, ulur ose shtrirë, por në çdo rast nuk jeni duke lëvizur, mund t’ju duket sikur po lëvizni, po ktheheni ose po notoni.
Nëse jeni duke ecur, papritmas mund t’ju duket sikur po rrëshqitni ose rrëzoheni.

Një marramendje e shkurtër e rastit na ndodh të gjithëve, por fjala vertigo mund të ketë kuptime të ndryshme për persona të ndryshëm: për disa individë vertigo mund të nënkuptojë një ndjesi të lehtë të fikëti, ndërsa për të tjerët mund të konsistojë në një ndjesi intensive rrotullimi (vertigo e vërtetë) që zgjat në kohë.
Kjo simptomë është një nga shqetësimet kryesore për të cilat personat e rritur i drejtohen mjekut. Episodet e shpeshta dhe/ose të vazhdueshme mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në jetën e një individi, por vetëm rrallëherë janë shenja të problemeve serioze dhe/ose kërcënuese për jetën.
Shkaqet e mundshme të simptomës janë të ndryshme dhe mund të përfshijnë:

sëmundjet sistemike,
medikamente,
shqetësime në vesh,
çrregullime të sistemit nervor.

Trajtimi varet nga shkaku dhe simptomat: zakonisht kalon, por problemi mund të përsëritet.
Prania e vazhdueshme e marramendjes, pavarësisht nga shkaku nxitës, shpesh ka një ndikim shumë të fortë emocional dhe psikologjik dhe për këtë arsye rekomandohet të mos e nënvlerësoni apo neglizhoni kurrë simptomën./SHQIP
Burimi