Këngëtarja e njohur shqiptare feston ditëlindjen, sa vjeç bën sot Elsa Lila

Këngëtarja e njohur shqiptare feston ditëlindjen, sa vjeç bën sot Elsa Lila

Këngëtarja e mirënjohur Elsa Lila feston sot ditëlindjen.
Edhe pse nuk i tregon aspak vitet që ka mbi shpinë, artistja fryn sot 43 qirinj.
Elsa ishte një nga këngëtaret që publiku e përqafoi dhe e deshi shumë, që në fillimet e saj. Lila ishte ende adoleshente teksa u ngjit në skenë në 1996 dhe fitoi Festivalin e RTSH me këngën “Pyes lotin”, e cila këndohet edhe sot.
Me hyrjen e saj në “Ferma VIP” këngëtarja tregoi një anë të saj për publikun që i bëri edhe njëherë ta duan e ta duartrokasin si në kulmin e karrierës së saj.
Elsa Lila është nënë e një vajze, Evitës. Siç ka treguar edhe vetë këngëtarja, i është dashur të bëjë një pauzë në muzikë sepse i është dashur të kujdesej për vajzën e saj.
Burimi