Këlliçi tregon si do të veprojë opozita në protestën e sotme
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, foli sot lidhur me protestën e opozitës që do të mbahet sot në kryeqytet.
Protesta pritet të nisë në orën 17:00 dhe të përfundojë në orën 20:00, ndërsa siç është paralajmëruar nga PD do të bllokohen disa rrugë në Tiranë.
Këlliçi tha se protesta e sotme është akti i tretë i mosbindjes civile dhe se sot është radha e Tiranës.
Sipas tij, kryeqytetasit kanë nevojë për ndërgjegjësim.
Këlliçi iu referua edhe vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ndërkohë që tha se PD ka dërguar një njoftim zyrtar edhe në polici të shtetit në raport me aksionin e opozitës për ditën e sotme lidhur me bllokimin e rrugëve.
“Siç jeni njoftuar është çuar një njoftim zyrtar edhe në polici të shtetit në raport edhe me aksionin e opozitës ditën e sotme. Do të bllokohet qarkullimi i automjeteve edhe pse për hir të së vërtetës Tirana është e bllokuar në trafik në këtë orar nga ora 3 deri në orën 6. Protesta do ndërgjegjësoje qytetarët. Është akti i tretë i mosbindjes civile.
Është hera e parë që bllokohet Tirana. Është e nevojshme ndërgjegjësimi i kryeqytetasve, përfshirë vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani të cilin prindërit e dërguan në shkollë. Kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare nuk është aspak çështje politike. Nuk e meriton asnjë familje shqiptare t’i vijë me arkivol në shtëpi fëmija që e ka çuar në shkollë.
E shoh si alarm ndaj shoqërisë. Shtuar këtu që sot kanë dalë të dhëna se ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në rast dhe janë fshehur pasi prindërit e tij janë njëri hetues tjetri punon në SPAK në administratë. Heronjtë tanë fshehin vrasësit e fëmijëve tanë.
E paimagjinueshme lajmi i mbrëmshëm që një ish-gjyqtare ka porositur vrasjen enjë gazetari që ka nxjerrë fakte kundër saj.” – u shpreh Këlliçi në studion e News 24.
Burimi