
Këlliçi i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: T’u vijë turp për reagimet e tyre
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, u tregua i ashpër ndaj ndërkombëtarëve, teksa tha se ata duhet të kenë turp për qëndrimet që kanë mbajtur ndaj zhvillimeve në vend.
“Çfarë t’i them ndërkombëtarëve unë këtu, ku për turpin e tyre dalin dhe reagojnë për djegien e 12 karrigeve të drurit para parlamentit, të shqetësuar për demokracinë funksionale në vend dhe nuk thonë njëherë një fjalë për inceneratorin e Tiranës.
Nuk thonë njëherë një fjalë për korrupsionin në Shqipëri, nuk thonë njëherë një fjalë për modelin e vjedhjes “5D” të instaluar në Bashkinë e Tiranë, nuk thonë njëherë një fjalë për lidhjet e krimit me qeverinë, me trafikun e drogës, nuk thonë njëherë një fjalë për burgosjen e një deputeti të opozitës vetëm pse denoncoi një trafikant droge dhe unë të intimidohem se këtë po e thonë ndërkombëtarët?!
Përkundrazi, është në turpin e tyre reagimet që mbajnë”, tha Këlliçi
Burimi