Këlliçi: Aleatët e ngushtë politik të Veliajt u degraduan

Këlliçi: Aleatët e ngushtë politik të Veliajt u degraduan

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi i sheh ndryshimet në qeverinë e Ramës në kongresin e sotëm socialist, si shuplakë ndaj Erion Veliajt.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi thotë se të gjithë ata aleatë të ngushtë politikë  të Veliajt, u degraduan nga Rama.

‘Spostimin’ e Veliajt nga postet e sigurta drejtuese në PS, Këlliçi e lidh me faktin se kryebashkiaku i Tiranës nuk i ka punët mirë në radhët e partisë, edhe për shkak të përfshirjes së tij në skandalin e incineratorit të Tiranës dhe Dosjen 5D.

Postimi
Taulant Balla, si shok i ngushtë dhe aleat politik i Veliajt, sot kryu punë dhe u degradua politikisht!
Bled Çuçi, që mori publikisht në mbrojtje Veliajn para pak ditësh në emër të Grupit të PS, u degradua përfundimisht!
Ermonela Felaj, që u mbylli mikrofonin Deputetëve të PD kur i bënin pyetje Dumanit për Veliajn, u godit si shokët!
Ervin Mete, pasuesi i Veliajt në G99 dhe promovimi i tij personal, u zhduk pa asnjë gjurmë!
Fatmir Xhafaj që ishte mprehur për të disatën herë për tu rikthyer si Ministër Drejtësie, do vazhdojë mprehjen me kokën ulur!!!
Përfundimi?!
Me sa duket Erion Veliaj, pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, i ka punët shumë mirë!!!
Burimi