“Kec i Ramës dhe Bashës”, Dashamir Shehi për deklaratën e Tedi Blushit: Linja e tyre është zigzag sipas interesave

“Kec i Ramës dhe Bashës”, Dashamir Shehi për deklaratën e Tedi Blushit: Linja e tyre është zigzag sipas interesave

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi u përgjigj ndaj një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili e ka etiketuar si “pseudoopozitar” dhe “kec i Ramës dhe Bashës”.
Kreu i LZHK tha në studion e News24 se njerëzit e dinë se kush është ai, ndërsa shtoi se Ilir Meta “nuk i bën nder opozitës shqiptare” pasi linja e forcës së tij politike “është një zigzag për interesa të caktuara”.
“Unë mund të jem edhe ky që thonë këto, por nuk ma ha mendja se e beson njeri me dy gramë tru. Presidenti i Ramës ishte Ilir Meta, kryetar i parlamentit me Ramën kur erdhi ishte Meta.
Meqë qenkam i Ramës i kisha bërë unë këto punë. Linja e LSI-së është një zigzag për interesa të caktuara dhe nuk besoj se Meta i bën një nder opozitës shqiptare.
Blushin e kam pasur edhe unë zëdhënës, ishte më i sinqertë atëherë. Nuk merrem unë as me Blush as me…Mua nuk më tremb fare kjo punë, më bën nder të madh. Shqiptarët e dinë kush është Dash Shehi, e ka bërë edhe Rama në mes të Parlamentit”, u shpreh ai.
Burimi