“Kastrati” nuk hedh kripë në Rrugën e Kombit, mjeti rrëshqet dhe del nga rruga

“Kastrati” nuk hedh kripë në Rrugën e Kombit, mjeti rrëshqet dhe del nga rruga

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në segmentin Morinë-Kukës. Aksidenti është shënuar rreth orës 20:20 minuta në vendin e quajtur “Ish-Uzina e Bakrit” sa kalon urën mbi lumin “Luma”.
Sipas burimeve policore bëhet fjalë për një automjet tip Golf pa targa ngjyrë blu që ka dalë nga rruga për shkak të motit të keq dhe në momentin e përplasjes janë hapur dy airbegët e mjetit. Po ashtu janë çarë dy gomat e para dhe ka dëme materiale para automjetit.
Deri më tani nuk dihet a ka të plagosur. Në urgjencën e Kukësit nuk ka mbërritur asnjë i plagosur.
Policia rrugore po pret grupin hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit si dhe për të bërë të mundur edhe identifikimin e drejtuesit të saj.
Referuar kontratës me shtetin shqiptar, koncesionari “Albanian Highway Concession” i zotëruar nga Kastrati dhe Salillari, ka marrë përsipër  mirëmbajtjen e aksit Milot-Morinë. koncesionari merr përsipër të kryejë punimet kapitale, si edhe ato të mirëmbajtjes në autostradë, të cilat fillojnë që nga shërbimet rutinë e deri te vendosja e rrjetave anësore për mbrojtjen nga gurët dhe rrëshqitjet e vogla; mirëmbajtja e asfaltit dhe urave; heqja e inerteve në rrugë; mirëmbajtja e urave; punime të tjera gjeo-teknike. Në fakt koncesionari vetëm merr tarifën dhe nuk kujdeset për autostradën. Konkretisht mbrëmë, nëse do të ishte hedhur kripë dhe do të punonin borëpastrueset, nuk do të kishte ndodhur aksidenti.
gijotina.com/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente