Jeton në një shtëpi luksi në Zvicër? Ahmetaj i përgjigjet akuzve: Eja më shikoni…
Ish/zvkryeministri Arben Ahmetaj është rikthyer për të folur dhe për të hedhur dritë për lumin e akuzave nga mediat kryesisht që kontrollohet nga Edi Rama.
Ahmetaj i përgjigjet lajmeve të publikuar nga mediat e Karlo Bolino i cili aludon se numri dy i qeverisë Rama jeton në një shtëpi luksi në Zvicër. Ahmetaj i ka mohuar të gjitha akuzat, madje thotë se jeton në një shtëpi modeste.
Pyetje: Media kryesisht të majta nga Karlo Bolino shkruajnë se jeton në një shtëpi luksi, a është e vërtetë?
“Mediat e Edi Ramës do merrem më vonë unë i referohem situatës time të përditshme, je i lutur ta vizitosh shtëpinë time , unë jetoj në një shtëpi me kushte normale dhe kemi mundësi kur më viziton nëna ime e vjetër të kenë mundësi të kenë një hapësirë për të fjetur. Ky është pseudoluksi që ata kujdesen dhe merren me mua në pafundësi, është urdhër dhe zell”, tha Arben Ahmetaj për Syri tv.
Burimi