Jeni të uritur para gjumit? Cilat ushqime duhet të preferoni
‘Pastrimi’ i frigoriferit gjatë natës vonë mund të mos përbëjë shumë rreziqe kur bëhen herë pas here, por në baza të rregullta ato mund të paraqesin rreziqe për shëndetin.
Sipas endokrinologut dr. Sarah Musleh, disa kërkime e lidhin ngrënien gjatë natës me efekte potencialisht negative shëndetësore, si çrregullimet hormonale, shfaqja e një sëmundjeje metabolike si diabeti ose obeziteti, rritja e sheqerit në gjak dhe çrregullimet e gjumit.
Por nëse nuk mund të flini me stomakun bosh, ka studime që kanë vërtetuar se përmbajtja e ushqimit ka më shumë rëndësi sesa koha kur e hani atë.
Në veçanti, ushqimet fajtore që mund të prishin më së shumti gjumin dhe tretjen e qetë janë ushqimet dhe pijet me kafeinë, ushqimet pikante, pasi rrisin shanset për urth të bezdisshëm, ushqimet e pasura me karbohidrate dhe sheqer, si buka e bardhë dhe makaronat, por edhe alkooli.
Përveç ushqimeve që zgjidhni, madhësia e porcionit ka po aq rëndësi. Sasi të mëdha ushqimi para gjumit mund të rrisin sheqerin në gjak dhe për këtë arsye ta bëjnë procesin e gjumit më të vështirë.
Por kur duhet ta hamë vaktin e fundit? Gjithçka varet nga ritmi cirkadian, pra nga ora juaj e brendshme. Pra, nëse vakti ynë i fundit bëhet shumë afër kohës së gjumit, ka më shumë gjasa që të kemi vështirësi për të fjetur. Do të ishte e mençur të konsumoni vaktin tuaj të mbrëmjes në mënyrë ideale dy deri në tre orë para gjumit.
Sa rol luan ushtrimi në gjumë dhe urinë? Edhe pse marrëdhënia midis stërvitjes dhe urisë është ende duke u hulumtuar shkencërisht, ka studime që kanë vërtetuar se ushtrimet e forta mund të shtypin hormonet e urisë, duke ju bërë të ndiheni më pak të uritur në mbrëmje. Megjithatë, rezultatet e studimeve konsiderohen kontradiktore, pasi është më mirë të vëzhgoni individualisht se çfarë i shërben trupit tuaj.
Si të shmangni urinë në mbrëmje?
Zakonet e përditshme mund të përcaktojnë se sa të uritur do të jemi gjatë natës. Prandaj:
Hani më herët gjatë ditës. Por nëse kjo nuk është e mundur, zgjidhni ushqime të pasura me fibra dhe sasi të moderuar të drithërave të plota për vaktin tuaj të fundit, të tilla si një sallatë me quinoa ose oriz kafe dhe pulë.
Organizoni vaktet tuaja ditore, duke përgatitur ushqime ushqyese për momentet e urisë gjatë ditës, si kos dhe manaferra ose mollë dhe djathë, duke shmangur kështu dëshirat e mbrëmjes.
Qëndroni të hidratuar duke pirë mjaftueshëm ujë gjatë ditës, sepse shumë herë ndjenja e urisë nuk është gjë tjetër veçse dehidratim.
Flini gjumë mirë, pasi ka studime që e kanë lidhur mungesën e gjumit me disrregullimin e hormoneve të oreksit.
Çfarë të preferoni nëse jeni të uritur para gjumit
bajame
arra
qumësht të ngrohtë
kos
Kivi
pije me kamomil
Burimi