“Jemi në tirani”, Sula i qëndron veprimeve ekstreme: Nëse duhet të vdesim…

“Jemi në tirani”, Sula i qëndron veprimeve ekstreme: Nëse duhet të vdesim…

Deputeti demokrat Dash Sula ka folur me tone të ashpra, pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kolegun e tij Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë.
Teksa fajësoi drejtësinë për standarde të dyfishta, Sula kërkoi një reagim ekstrem të grupit të PD për situatën e krijuar, duke thënë se deputetët e opozitës duhet të ngujohen në Kuvend deri në grevë urie, pasi vendi është në prag tiranie.
“Po të isha unë Sali Berisha, apo kreu i grupit, kryesia, duhet t’i linim qytetarët jashtë për këtë çështje. Ky duhet të ishte një problem i grupit parlamentar. Është cenuar grupi i PD. Nëse ka këllqe grupi parlamentar të bëjë reagimin ekstrem. Këto e grisën vendimin e gjykatës kushtetuese dhe e cuan në Venecia. Këta nuk pyesin për gjykatë.
SHBA dhe BE thonë gabim. Aksion në parlament. Nuk duhet të ketë më parlament. Ngujim, grevë urie, nga i pari tek i fundit. Po i mbyllet goja opozitës që të mos denoncojë më. Nuk është për Ervin Salianji. Kush nuk ka këllqe. Ngujim deri në grevë urie ta bëjë grupi. Edhe të vdesë një deputet, ta marrë vesh shoqëria. Jemi në prag tiranie”, u shpreh Sula.
Burimi