Ja të metat që burrat kurrë nuk kanë për t’i pranuar

Ja të metat që burrat kurrë nuk kanë për t’i pranuar

Është thuajse e pamundur të kuptosh gratë, por po kaq e vështirë është të zbulosh mendjen e një burri. Aq më tepër të vërtetat e tyre, që s’i thonë kurrë me zë të lartë.

Burrat bëjnë thashetheme
Mendohet se thashethemet janë shpikur nga gratë dhe vazhdojnë të përdoren gjerësisht prej tyre.  Ama koha ka treguar që edhe burrat mund të jenë  thashethemaxhinj të mëdhenj. I vetmi problem lidhur me këtë është fakti që tashethemi i dalë nga goja e një femre ka më shumë hije sesa kur del nga goja e një burri.
 
Burrat adhurojnë komplimentet
Është krijuar ideja se vajzat janë ato të cilat i adhurojnë komplimentet dhe i meritojnë ato.  Kjo është e vërtetë, ama edhe burrat nuk janë më pak të varur ndaj tyre. Nëse një femër është tejet selektive dhe analizuese në komplimentet që merr, një burrë nuk është i tillë. Mjafton të jetë një pëlqim i shprehur mbi diçka dhe atij do t’i ndryshojë humori.
 
Burrat janë të ndjeshëm
Fakti që natyra mashkullore nuk ua lejon ta shprehin, kjo nuk do të thotë se burrat nuk janë të ndjeshëm. Shpeshherë ata kanë zemër më të butë se femrat, shumë më të butë se femrat.
 
Nuk e besojnë kur ju thoni “jam mirë”
E kush e beson këtë? Shprehja “jam mirë” e dalë nga goja e një femre është e barazvlefshme me shprehjen “gjeje ti çfarë më shqetëson”./SHQIP
Burimi