Ja simptomat që ju ndihmojnë në zbulimin e menjëhershëm të kancerit në pankreas

Ja simptomat që ju ndihmojnë në zbulimin e menjëhershëm të kancerit në pankreas

Ka një sërë simptomash që lidhen me kancerin e pankreasit, më të njohurat prej të cilave janë etja dhe urina e errët.
Megjithatë, ka disa simptoma të tjera që shfaqen një vit para diagnozës, të cilat mund të rrisin shanset për shërim.
Njerëzit e diagnostikuar me kancer pankreatik në përgjithësi kanë shanset më të ulëta të mbijetesës, pasi simptomat janë më të vështira për t’u zbuluar.
Doktor Weiqi Liao nga Universiteti i Oksfordit prezantoi një hulumtim, në të cilin ai dhe kolegët e tij përdorën një bazë të dhënash që krahasonte simptomat e pacientëve me ato të pacientëve të tjerë.
Ata zbuluan se zverdhja e lëkurës dhe gjakderdhja në stomak ose zorrë ishin simptomat më të lidhura me kancerin e pankreasit. Studimi konfirmoi disa simptoma të tjera të kancerit të pankreasit dhe tregoi se pacientët shpesh kanë disa simptoma një vit përpara diagnozës dhe simptoma të tjera alarmante tre muaj para diagnozës.
Pra, njerëzit duhet t’i kushtojnë vëmendje dhimbjes së pazakontë në pjesën e sipërme të barkut, e cila mund të përfshijë shqetësime të tjera të tretjes si kapsllëk, diarre ose nauze.
Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Weiqi Liao, shpresojnë se gjetjet e tyre do t’i ndihmojnë mjekët e përgjithshëm t’i njohin simptomat dhe të përmirësojnë shanset e pacientit për të mbijetuar, pasi simptomat e pazakonta që shfaqen deri në një vit para diagnozës ndihmojnë për të reaguar në kohë./Telegrafi
Burimi