Ja si të luftoni fryrjen e këmbëve me metoda natyrale
Ju ndodh pothuajse të gjithë njerëzve që t’ju fryhen këmbët kur rrinë me orë të zgjatura në një punë ku duhet të qëndrosh në këmbë. Por më së shumti kjo fryrje e këmbëve ju ndodh grave gjatë muajve të shtatzënisë.
Askush nuk ka dëshirë të durojë dhimbjet dhe në momentin e parë që ju fryhen këmbët shkoni në farmaci.
Por ka dhe disa ilaçe bimore që gjithkush prej nesh mund t’i ketë në shtëpi.
Nganjëherë ënjtja mund të tregojë edhe probleme të tjera si zemra, mëlçia ose sëmundja e veshkave.
Nëse situata është vërtet shumë keq ju duhet të bëni një vizitë te mjeku për të marrë diagnozën e saktë. Por nëse shikoni se ënjtja është në nivel të ulët, mafton të përdorni këto ilaçe bimore që mund ti keni në shtëpi.
Kripa
Specialistët sugjerojnë për fryrjen e këmbëve që të përdorni ujë të ngrohtë me kripë guri, jo kripën e zakonshme që konsumojmë, sepse vetitë shëruese që kripa ka, do të heqin qafe inflamacionin. Këshillohet që të mos përdorni ujë shumë të nxehtë sepse kjo gjë do bëjë që ënjtja të rritet. Përdoreni dy herë në ditë këtë ilaç derisa ënjtja të ulet.
Vaji esencial i qitros
Sipas shumë studimeve, vaji esencial i qitros është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ulur ënjtjen. Në një banjë të ngrohtë, shtoni disa pika vaj esencial dhe thjeshtë relaksohuni. Nëse nuk po bëni dush por doni të relaksoni vetëm këmbët mund ta shtoni atë në një kovë me ujë të vakët dhe ti mbani këmbët aty për disa minuta. Qitro ka veti antioksiduese që ndihmojnë në uljen e dhimbjes dhe ënjtjes në këmbë.
Kastravec, ujë dhe limon
Uji është hidratuesi më i mirë, por sëbashku me kastravecin dhe limonin bëjnë mrekulli. Nëse keni ënjtje shtoni disa feta kastraveci dhe limoni në një gotë me ujë dhe pini sa të mundeni disa herë në ditë. Si kastraveci dhe limoni kanë veti anti inflamatore dhe do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe fryrjen e këmbëve. Ndonjëherë, ënjtja mund të ndodhë për shkak të mbajtjes së tepërt të lëngjeve në trup. Dhe zgjidhja e vetme në këtë rast është kastraveci.
Konsumoni bostan
Mjekët kanë vërtetuar se bostani i freskët do të ndihmojë në uljen e ënjtjes në këmbët tuaja. Bostani është hidratues shumë i mirë pasi përmban 92% ujë dhe stimulon urinimin.
Farat e koriandrit
Ky është një trajtim popullor Ayurvedic për këmbët e fryrë. “Farërat e koriandrit janë anti-inflamatore dhe zvogëlojnë ënjtjen”, thotë Dr. Ahuja. Ajo çfarë ju duhet të bëni është të shtoni 2 deri 3 lugë çaji me fara koriandër në një gotë me ujë, dhe lëreni të ziejë atë derisa sasia ujit të përgjysmohet. Lëreni të ftohet dhe konsumoni dy herë në ditë.
Burimi