Ja sa herë konsiderohet normale të urinosh gjatë ditës
Ka ditë kur ju shkohet kushedi për të satën herë në tualet, ashtu siç janë edhe ato ditët kur për orë e orë të tëra mund të qëndroni pa e shkelur derën e tualetit.
Tani, sa herë duhet të urinoni për ta konsideruar veten të shëndetshëm? A duhet të shqetësoheni nëse filloni të urinoni më shumë apo më pak?
“Ajo që konsiderohet si normale varet nga një person te tjetri”- shprehet Keri Peterson, mjeke në New York.
Sipas statistikave, njerëzit shkojnë mesatarisht në tualet gjashtë deri në shtatë herë.
Urinimi shkaktohet edhe nga shumë faktorë të jashtëm si: konsumimi i lëngjeve, përmasat e fshikëzës, kafeina apo duhani. Po kështu ndikon edhe djersitja, sa më shumë të djersini aq më pak do urinoni.
Atëherë si ta dini nëse po urinoni më shumë apo më pak se normalja?
Më shumë se sa shpesh apo rrallë, e rëndësishme është mënyra e urinimit. Në rast se shkoni shumë herë në tualet, por urinoni pak, kjo do të thotë se keni një fshikëz tepër aktive dhe mund ta stabilizoni përmes ushtrimeve kegel apo duke ndryshuar dietën dhe mjekimin (konsultohuni me mjekun për këtë).
Nëse po urinoni më shumë se zakonisht dhe keni dhimbje ose djegie, mund të vuani nga një infeksion urinar, i cili është tepër i zakonshëm te gratë. Duhet të bëni një kontroll!
Takimi me mjekun është i domosdoshëm edhe në rast kur frekuenca e urinimit ka ndryshuar krejt papritur, shfaqen shenja gjaku ose ju vjen për të urinuar dy ose tre herë gjatë natës.
Burimi