![Ja pse nuk duhet të ham fruta me stomakun bosh](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/ja-pse-nuk-duhet-te-ham-fruta-me-stomakun-bosh_66761ddca7a23.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Ja pse nuk duhet të ham fruta me stomakun bosh
Frutat kanë rëndësi për t’i dhënë trupit vlerat ushqyese që i mungojnë, por sipas shkencës po aq rëndësi sa konsumi i tyre, ka edhe koha kur i hani. Nutristonistët e shpjegojnë këtë me ndikimin që ka momenti specifik i zgjedhur në tretjen e ushqimit.
Sipas nutricionistes Shikha Agarwal, para perëndimit është momenti më i mirë për të ngrënë frutat e tua të preferuara.
“Kjo zgjidhje lidhet me ritmin natyral të trupit që ndihmon në tretje dhe përthithjen më të mirë të vlerave ushqyese. Zbatimi i këtij rregulli ndikon në formimin e zakoneve më të shëndetshme dhe maksimizon marrjen e vlerave”, shprehet ajo.
Pse nuk duhet të hash fruta me stomakun bosh?
Arsyeja është e thjeshtë, niveli i insulinës në gjak do rritet shumë dhe trupi nuk e gjen dot balancën që i duhet. Vlen të theksohet se trupi ka nevojë për yndyrna dhe proteina si të parat vlera ushqyese në mëngjes.
Është e rëndësishme që të mos hani fruta as pas vaktit pasi trupi i ka përmbushur nevojat e tij të kalorive dhe fruktoza shndërrohet në dhjam.
Burimi