Ja pse në martesë duhet një bashkëshorte e lumtur

Ja pse në martesë duhet një bashkëshorte e lumtur

Dëgjojmë çdo ditë që numri i divorceve rritet, por kurrë s’besojmë se mund të na ndodhë ne diçka e tillë.
Gjithçka mund të ndodhë, kështu që më e mira është që çiftet të punojnë me lidhjen e tyre dhe ta ruajnë dashurinë njësoj si në fillimet e ëmbla.
E dini se një martesë e lumtur është e barabartë me një grua të lumtur? Sa më e kënaqur të jetë një grua nga marrëdhënia afatgjatë, aq më i lumtur është burri më jetën e tij. Kjo lidhet me psikologjinë  e femrave. Ato kanë tendencën të bëjnë gjithnjë e më shumë për partnerin e tyre nëse një martesë është e suksesshme dhe kjo sigurisht, ka efekte pozitive në jetën e të dyve.
Me pak fjalë, një grua e lumtur thjesht e bën një burrë edhe më të lumtur! Nga studimet e kryera është provuar gjithashtu se gratë e vuajnë më shumë kur bashkëshorti i tyre sëmuret, krahasuar me situatën e kundërt. Shpjegimi është i thjeshtë.
Gruaja gjithnjë kujdeset nëse burri i saj ndihet keq dhe stresi është i pashmangshëm. Ndërsa në rastet kur sëmuret gruaja, ajo mbështetet tek vajzat e saj (nëse ka) dhe kështu, burri nuk përjeton të njëjtin nivel stresi me të.
Ata që përfitojnë më shumë nga martesa në fund të ditës janë burrat. Gjithsesi, niveli i lumturisë së një burri nuk ka ndonjë ndikim të madh tek cilësia e martesës, ndryshe nga ç’ka qetësia e një gruaje. Morali? Grua e lumtur, jetë e lumtur!/SHQIP
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente