Ja kur keni më shumë rrezik që të pësoni atak kardiak
Hulumtimi i ri ka përcaktuar se kur ndodh numri më i madh i sulmeve fatale në zemër. Ky lloj sulmi në zemër njihet si STEMI.
Gjegjësisht, Fondacioni Britanik i Zemrës bëri të ditur se ka shumë të ngjarë që në fillim të javës të ndodhë një atak në zemër. Sigurisht, shanset më të larta që të ndodhë STEMI janë të hënën.
“Tani duhet të zbulojmë se çfarë i bën sulmet në zemër më të mundshme në ditë të caktuara. Kjo mund t’i ndihmojë mjekët ta kuptojnë më mirë këtë gjendje vdekjeprurëse në mënyrë që të mund të shpëtojmë më shumë jetë në të ardhmen”, deklaruar mjeku Nilesh Samani.
Disa të dhëna sugjerojnë se kjo mund të lidhet me stresin dhe ciklet e ndërprera të gjumit.
“Kjo është ndoshta për shkak të stresit të kthimit në punë. Rritja e stresit çon në rritjen e niveleve të kortizolit, hormonit të stresit, i cili lidhet me një rrezik më të lartë të sulmit në zemër”, është shprehur kardiologu Jack Laffan.
Për qëllimet e këtij hulumtimi, u analizuan të dhënat për 10.528 pacientë në të gjithë Irlandën, të cilët ishin shtruar në spital ndërmjet viteve 2013 dhe 2018./sot
Burimi