Ja çfarë tregon ngjyra e thonjve për shëndetin tënd
Shpesh nuk i vëmë re, por thonjtë mund të jenë një prej treguesve të problemeve me të cilat përballet trupi ynë. Sigurisht, shenjat mund të jenë të ndryshme, por ne sugjerojmë vizitën te një specialist kur vëren:
Thonj në ngjyrë shumë e errëtSipas dermatologes dhe CEO-s së “Art of Demratology”, New York, Jessica Krant, shkaqet mund të jenë të ndryshme: natyrale, goditje, ndryshim pigmenti si pasojë e gjenetikës, por kur krejt papritur dhe në mënyrë shumë të shpejtë thonjtë e tu nisin të nxihen mund të kemi një rast serioz si melanoma e thoit, një lloj i kancerit të lëkurës.
Thonj gri ose jeshilëNëse vë re ngjyrë gri të errët apo jeshile, mund të vuash nga infeksion mykotik në thua.
Thonj bluNëse thonjtë e tu po marrin një nuancë blu, do të thotë se gishtat e tu nuk po marrin mjaftueshëm oksigjen. Kjo mund të jetë një shenjë që qarkullimi i gjakut në duart e tua nuk po funksionon si duhet dhe lidhet me një sëmundje mushkërie ose zemre.
Thonj të bardhëShkaqet janë të ndryshme, ama rasti më serioz është një sëmundje në mëlçi.
Thonj që hollohenNëse thonjtë nisin të të hollohen apo thyen, mund të vuash nga mungesa e hekurit dhe anemia./SHQIP
Burimi