Ja ca metoda të shpejta për të shpëtuar nga dhimbja e grykës

Ja ca metoda të shpejta për të shpëtuar nga dhimbja e grykës

Luhatjet e temperaturës, ndërrimi i stinës bashkë me “ndërrimin e gjakut” shoqërohen herë pas here me viroza.
Dhimbja e grykës është ankesa që dëgjoni më shumë gjatë këtyre ditëve, kur gënjehemi nga nxehtësia e diellit dhe harrojmë që vera s’ka ardhur ende zyrtarisht. Si përfundim, çfarë të bëni për të lehtësuar dhimbjen e grykëve të skuqura?
 
Anti-inflamatorët
Një nga trajtimet më efektive për dhembjen e fytit mund të jetë tashmë në sirtarin tuaj të barnave. Këto ilaçe kanë një kombinim anti-inflamator dhe pakësues dhembjesh kështu që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe gjithashtu do të reduktojnë pak enjtjen që shkaktohet nga acarimi i fytit. Nëse keni temperaturë, anti-inflamatorët do të ndihmojnë dhe në uljen e saj.
 
Gargarë me ujë të kripur
Shumë studime kanë treguar se të bërit gargarë disa herë në ditë me ujë të vakët me kripë, ndihmon në uljen e enjtjes që vjen me acarimin e grykës si dhe ndihmon në hollimin e mukusit, çka ndihmon në nxjerrjen jashtë të bakterieve dhe irritantëve. Doktorët sugjerojnë të tresni një gjysmë luge çaji kripë në një gotë ujë. Nëse shija e kripur është e padurueshme provoni të shtoni shumë pak mjalt për ta ëmbëlsuar sado pak. Vetëm mos harroni ta pështyni përbërjen në fund.
 
Karamelet për grykën
Përtypja e karameleve shkakton prodhim të pështymës që ndihmon për mbajtjen e fytit të lagësht. Për të shtuar efektet zgjidhni marka me ingredientë freskues si mentja ose eukalipti.
 
Shurupi për kollën
Edhe nëse (ende) nuk keni kollë, këto shurupe të cilat jepen pa recetë, ndihmojnë në pakësimin e dhembjes.
Burimi