Ja antibiotikët që mund t’i merrni pa recetë mjeku
Në ditët e sodit, antibiotikët janë lloj i ilaçeve që përdoren shumë dhe përshkruhen shpesh. Megjithëse janë shumë efikas kundër infeksioneve, antibiotikët ndikojnë në traktin tretës. Në vijim ju sjellim listën e antibiotikëve natyralë që nuk shkaktojnë asnjë efekt të dëmshëm anësor.
HUDHRA
Në rend të parë është hudhra, ushqimi që njihet mirë për vetitë shëruese dhe prej antibiotiku. Hudhra ka efekt kundër viruseve, baktereve dhe kërpudhave. Pos faktit se është e pasur me antioksidues që shkatërrojnë radikalet e lira, hudhra kujdeset të kemi një sistem të fortë imun.
ARGJENDI KOLLOIDAL
Argjend kolloidal njihet për vetitë e veta prej antibiotiku, madje me shekuj. Në vitin 1900 është zbuluar dhe përdorur për vrasjen e patogjeneve. Përparësia kryesore e tij është se shpejt ndikon në organizëm pa shkaktuar efekte të dëmshme anësore. Shkatërron mikrobet si “MRSA” dhe “SARS”.
VAJI I ORIGANOS
Ky vaj njihet për faktin se shkatërron bakteret patogjene në mënyrë që të mos dëmtojnë bakteret e mira. Pos se lufton bakteret, lufton viruset si dhe ndihmon shërimin e ftohjeve dhe gripit, por edhe disa sëmundje të rënda.
“EHINACEA”
“Ehinacea” është bimë që për qindra vjet përdoret në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Në mënyrë tradicionale, në rastet më të shpeshta përdoret për shërimin e plagëve të hapura, difterinë, helmimin e gjakut dhe sëmundjeve të tjera që lidhen me infeksionet bakteriale.
MJALTI “MANUKA”
Ky lloj i mjaltit është një nga antibiotikët më të shijshëm natyralë që kanë efekt të fortë shërues. Është dëshmuar se bakteret nuk mund të jenë rezistente në vetitë shëruese të mjaltit “manuka”. Ka efektin e një antibiotikut natyral.
Burimi