Isida Mollaymeri ka një arsye të fortë pse nuk e zbulon datën e dasmës

Isida Mollaymeri ka një arsye të fortë pse nuk e zbulon datën e dasmës

Një propozim i bukur në muajin maj shënoi një ndryshim në jetën e Isida Mollaymerit. Solistja e Teatrit të Operas dhe Baletit ka ndarë detajet e tij dhe të njohjes që i ka paraprirë, por nuk i ka shpëtuar dot pyetjes klasike: kur do të jetë dasma?
Për të ka folur më gjatë në një intervistë për revistën “Living” ku ka zbuluar edhe arsyen e fortë pse ende nuk po ndodh.
-Kur mendohet dasma dhe ti vetë si e ke ëndërruar këtë moment: shumë intim me një grup të caktuar njerëzish apo dasmë të madhe ku të gjithë mund të gëzojnë bashkë me ty?
Aman, se dasma qenka hall më vete, ku do bëhet, kë do të ftoj, data, sepse ata që bëjnë eventin, fotografi, kuzhinieri, grimieri, videografi e shumë e shumë janë të zënë, dhe në fund, fustani. Me atë po merremi, s’kemi vendosur datë, sepse na thanë që data e dasmës nuk ndryshohet. Kështu që po rregullojmë gjithçka që të ndajmë datën më vonë.
 
Burimi