Ish-prokurori: Për dy akuza ndaj Beqaj mund të përcaktohen deri në 15 vite burg
👁1151
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtori i SASPAK, Ilir Beqja u arrestua sot nga policia me akuzën e GJKKO-së për lëshimin e faturave fiktive dhe përfitimit të padrejtë nga fondet e dhëna për Agjencinë e Koordinimit të Ndihmës së Huaj.
Lidhur më këto dy akuza, ish-prokurori Eugen Beci, tha në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në MCN tv, se ndaj tij mund të përcaktohen 4-15 vite.
“Ka dy akuza, ‘Korrupsion aktiv i zyrtarëve të lartë” dhe “Fshehje e pasurisë”. Për këto akuza ndaj tij mund të përcaktohen 4-15 vite, varet nga paragrafi që mund të përcaktohet në varësi të dëmeve. Pavarësisht masës së sigurimit, unë mund të zgjidhja dhe 10 vite“, tha Beci.
Burimi