Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK
👁598
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, u paraqit paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij nga SPAK, se për cilën dosje do të merret në pyetje nga oficerët e BKH-së.
Bardh Spahia la detyrën si kryebashkiak i Shkodrës, pasi humbi në zgjedhjet e vitit 2023 përballë Benet Becit.
Burimi