Ironizon Murrizi: Nga lirimi i Berishës u mërzitën ambasadorët spurdhjakë dhe…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, duke reaguar për lirimin e Sali Berishës shprehet se ndaj këtij vendimi të gjykatës nuk janë gëzuar ambasadorët spurdhjakë, si dhe korporata e rilindjes së Ramës.
Ai shton se të mërzitur janë janë edhe disa bythec “opozitarë” që ëndërronin gjithë natën të qenurit “ lider” të opozitës.
Reagimi
Lirimi i Berishes nga “burgu” është fitore, frymëmarrje dhe ndjesi lirie për çdo demokrat në çdo cep të Shqipërisë.
Të mërziturit e mëdhenj nga kjo liri mendoj që janë spurdhjak ambasadorët që na treguan barin nëse nuk ulnim qafën, zagarë të sorrosit në ambasadën USA dhe tutorë të “ drejtësisë” së “ re” që dekoruan dhe shpallën si “ kampion “ të drejtësisë fëlliqësirat e hetuesisë komuniste si Kraja, Dvorani, Sadushi, Panda etj
Të mërzitur e në siklet të madh janë “ korporata” e rilindjes së Ramës me bandat në çdo cep të Shqipërisë që komunikonin dhe urdhëronin Ramën për listat e deputetëve, për emërime në çdo post shtetëror ku ka tendera, leje apo konçensione dhe komandojnë fëlliqësirat në kupolën drejtuese të policisë nëpërmjet telefonave BQ ( SKY, ECRO).
Të “mërzitur” rozë ose në dukje si të “ gëzuar” janë edhe disa bythec “ opozitarë” që ëndërronin gjithë natën të qenurit “ lider” të opozitës duke cicëruar thashetheme me bythec ambasadash e duke bërë ndonjë foto me poza duarsh në formë “ pjeshke” me çdo të huaj që rastësisht mund ta takonin në banjot apo koridoret, hollet e hoteleve apo institucioneve ku mund të ishin të ftuar për tjetër punë.
Uroj dhe shpresoj që po sot Gjykata Kushtetuese të prishi mbylljen e 1/3 së listave si pazar antikushtetues të spurdhjakeve të politikës dhe pak a shumë bëhemi Republikë Pluraliste në një udhëtim të vështirë për tu bërë me së fundmi shtet demokratik.
Burimi