“Iranianët u përdorën si justifikim”, Salianji: Të dhënat e TIMS gjenden ‘online’, të aksesueshme nga krimi

“Iranianët u përdorën si justifikim”, Salianji: Të dhënat e TIMS gjenden ‘online’, të aksesueshme nga krimi

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka zbuluar detaje nga puna e komisionit hetimor për të dhënat e sistemit TIMS gjatë raportimit të tij në Kuvend.
Salianji zbuloi se ish-drejtuesi i departamentit të IT, Ervin Muça ka deklaruar se ka pasur dy sulme kibernetike të pretenduara nga hakerët iranianë.
Ai shtoi se si rezultat i këtyre dy sulmeve çdo e dhënë në sistemin TIMS nga krijimi I tij deri në shtator 2022 gjenden në një kanal online dhe janë të aksesueshme nga ata që kanë interes, nga krimi I organizuar te shtetet jomiqësore. Salianji tregoi më tej se Muça ka dëshmuar për raste të tjera të prekjes së të dhënave edhe në Policinë e Shtetit.
Ai ka zbuluar se këto sulme kibernetike janë justifikuar nga drejtues të Ministrisë së Brendshme si vepra të hakerëve iranianë, por sipas Ervin Muçës dhe gjetjeve të komisionit hetimor kjo nuk është e vërtetë.
“Ervin Muça na ka deklaruar se ka pasur dy sulme kibernetike. Sulmi I parë u mbajt I fshehtë pa kryer hetim apo masa që solli edhe sulmi ne dytë të pretenduar nga hakerat iranianë. Si rezultat I këtyre sulmeve çdo e dhënë në sistemin TIMS nga krijimi I tij deri në shtator 2022 gjenden në një kanal online që na është thënë konkretisht. Këto të dhëna janë të aksesueshme nga ata që kanë interes nga krimi I organizuar te shtetet jomiqësore që në këmbim të një shume monetare sot çdo e dhënë mund të shitet e blihet lehtësisht.
Ai ka deklaruar se ka pasur raste të tjera kur të dhënat janë prekur. Justifikimi më i përdorur nga drejtuesit e ministrisë së brendshme ka qenë se sulmet janë kryer nga iranianët. Kjo nuk ishte e vërtetë sipas tij dhe hetimit të komisionit parlamentar. Kjo vërtetohet nga një memo e vitit 2021 ku ish-drejtuesja e departamentit IT konfirmon se disa kompjuterë të drejtuesve administrativë janë hakeruar dhe kjo ngjarje u fsheh. Këto sulme janë kryer edhe në sistemet e policisë së shtetit, të cilat arritën të prekin çdo pikë fundore sepse personat që e kishin për detyrë jo vetëm që nuk kanë bërë izolime por kanë bashkëpunuar me hakerët e sistemit sipas deklarimeve të zotit Muça”, u shpreh ai.
gijotina.com/
Burimi