Indeksimi i pensioneve, PD: Pensionistët do marrin mesatarisht 25 lekë shtesë në ditë

Indeksimi i pensioneve, PD: Pensionistët do marrin mesatarisht 25 lekë shtesë në ditë

Këshilltari i Çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti deklaroi sot se me indeksimin e pensionit pensionistët do të mund të marrin mesatarisht vetëm 25 lekë shtesë në ditë.
“Disa ditë më parë qeveria deklaroi indeksimin e pensioneve me 4.1%, të pothuajse 800 mijë pensionistëve. Dua të theksoj: indeksim sipas normës së inflacionit të llogaritur nga zyra qeveritare e INSTAT-it, dhe jo rritje reale të tyre. Pensionistet do mund të marrin kështu mesatarisht vetëm 25 lekë shtesë në ditë. Ky është vendimi-lëmoshë i qeverisë”, tha Teliti.
Teliti u shpreh se, “ndonëse qeveria pretendon se çmimet janë rritur me 4.1% dhe ndaj po bën indeksimin me po këtë normë, të gjithë e dimë mirë, pasi të gjithë jemi konsumatorë, se çmimet reale, sidomos të ushqimeve, janë rritur shumë më tepër”, theksoi Teliti.
Burimi