Ilir Proda drejt kreut të policisë, Paloka: Çdo lëvizje e Ramës në funksion të zgjedhjeve
👁1607
Ka ardhur reagimi i parë nga opozita, pasi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha propozoi Ilir Prodën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Nga studioja e lajmeve në News24, deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh se nuk e njeh Prodën, por shtoi se do të jetë një nga lidhjet mafioze.
Ai tha ndër të tjera se çdo lëvizje që bën tani kryeministri Edi Rama është në funksion të zgjedhjeve të 2025.
“Ilir Prodën nuk e njoh, po që, një nga lidhjet mafioze do jetë. Çdo lëvizje që bën Rama tani është në funksion të zgjedhjeve të 2025. Elbasani është një qark ku mafia bën çfarë i do qejfi. Ky e paska kaluar drejtimin në këtë aspekt dhe kaq i duhet të drejtohet”, tha Paloka.
Burimi