Idrizi për Belerin: E çuditshme se si Greqia çoi një hidraulik me 3 dënime në PE

Idrizi për Belerin: E çuditshme se si Greqia çoi një hidraulik me 3 dënime në PE

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në “A2 CNN” ku foli për disa çështje, mes të cilave dhe për heqjen e mandatit për Fredi Belerin dhe shpalljen e zgjedhjeve në Himarë.
Idrizi shprehu çudinë sesi një vend i BE i ofron qytetarëve mundësinë për të votuar një person me tre dënime.
“I fundit që më intereson është të komentoj Belerin. Është një njeri me 3 emra. E dëgjuat në KQZ. Ka tre dënime me burg. Një për armëmbajtje pa leje në Greqi, për masakrën e Peshkëpisë. Njeri i dënuar për përdhosje të simboleve shqiptare dhe tani për mashtrime në zgjedhje. SPAK duhet të vijonte hetimet për të për irredentizëm.
Ky njeri nuk duhej të kandidohej. Është një njeri që ka 3 dënime me burg dhe është e çuditshme se si një vend i BE ia ofron votuesve grekë për t’i përfaqësuar në PE. Formimi më i mirë i tij është hidraulik. Ne nuk mund të jemi pjesë direkte e zgjedhjeve, por sigurisht që do shohim kush do jenë kandidatët. Le të presim. Kur kam dëgjuar që mund të jetë djali i Belerit, dhe që mban të njëjtën retorikë edhe ky fliste për Vorio Epirin“, tha ai.
Burimi