Ibsen Elezi: Gaz Bardhi i diskredituar në opinion! Logu: Gjekmarkaj nuk është angazhuar në Lezhë si deputet

Ibsen Elezi: Gaz Bardhi i diskredituar në opinion! Logu: Gjekmarkaj nuk është angazhuar në Lezhë si deputet

Ish-kryetari i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi foli për përplasjet mes demokratëve në Lezhë, ku pati kritika ndaj vendosjes së Agron Gjekmarkaj si koordinator politik i këtij qarku. Elezi thekson për gazetarin Arbër Hitjan se në PD ka mungesë të funksionimit institucional dhe njerëzit po humbasin besimin tek kjo forcë politike.
I dërguari politik drejton qarkun, është personalitet i lartë i partisë. Nuk garohet për një detyrë. Është apo jo Gjekmarkaj personi i duhur kjo është çështje tjetër. Gjithmonë është operuar duke deleguar detyra dhe emëruar persona që nuk përfaqësojnë interesat e njerëzve aty. Kjo që ndodhi në Lezhë është frustrim i ka kohëshëm. Personat e degës në Lezhë marrin përgjegjësi për atë që ndodh në terren.
Ti shtosh gjendjes katastrofike edhe këtë gjë, ti çosh Gjekmarkaj. Humbet besimin tek elektorati dhe strukturuar drejtuese e PD-së. Kur humbet besimi dhe struktura drejtuese e një rrethi të madh si Lezha nuk ka besim më tek ky lidership. Mungesa e funksionimit institucional çon këtu. Ka pasur ankesa edhe për mënyrën si janë zgjedhur kryetarët e partive në degë. Këto janë problematikat. Nuk janë vetëm në Lezhë por kudo. Degradimi ka çuar në humbjen e besimit.’
Avokati pranë grupimit të Lulzim Bashës, Besart Logu thotë se kjo pakënaqëi ndaj Gjekmarkaj vjen edhe prej angazhimit të tij të pakët si deputet në qarkun e Lezhës ku kandidoi në 2021.
‘Populli thotë ç’të mbjellësh do korrësh. Çarja e partisë dhe konflikti vertikal kemi këtë situatë sot. anëtari janë më të ndjeshme se strukturat e qendrës. Nuk janë aq politikanë sa të përtypin të tilla gjërash. Grupimi i Bardhit, janë pa strukturuar pa anëtarë dhe asgjë. Dhe me të drejtë grupimi i ish foltores, thonë prit një herë, nuk po sillni vota. Kur nuk sjellin asgjë për konfliktin tonë. Do të sjelli një situatë të tillë. Nuk është se, grupimi i Foltores, futen në rresht, i kanë shpërthime momentale. Vjen se Gjekmarkaj si deputet i qarkut Lezhë nuk është angazhuar në funksion të zonës. Hapeni profilin e facebook-ut, nuk ka përfaqësuar zonën. Zoti Gjoni i ka ato ngarkesa, por a priori është zgjedhur me votë. Kishte një vit para, mund të jetojë në Tiranë, por bënte takime në fshatra i bënte hyzmetin. Vjen Gjekmarkaj dhe i merr punën.
Logu më tej vijoi duke evidentuar qarkun e Korçës si mjaft problematikë për PD-në, pasi do të udhqëhiqet nga Ivi Kaso që nuk i përket qytetit të Korçës, por vjen nga Fieri.
‘Shoh problematikë Korçën, pas humbjes së 2021, e para që shpërtheu nga degët. Nuk e di sa do mundet dot Ivi Kaso, që nuk e lidh dot atë qark. Nuk e di sa do e organizojë? Qytetarët e kanë pak merak aty, janë paksa fanatikë duan të përfaqësohen nga qyteti.’
Ndërsa Elezi sheh figurën e Gazment Bardhit, si të diskredituar në opinionin publik.
‘Gaz Bardhi është i diskredituar në sytë e opinionit publik. Të thuash që po sakrifikon është budallallëk. PD nuk është e përçarë, është e zhbërë nga ana funksionale. Nuk bëjnë politikë. Kanë humbur kredibilitet. Ka rënë raporti i besimit. Të thuash që zoti Bardhi mund të shtojë votat në Fier, kushdo qoftë atje është shumë e vështirë. E gjithë situata në të cilën ndodhet partia. Pjesa më e madhe nuk mbledhin dot kryesinë.’ /’Report TV/
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente