I vëllai në SPAK për “Xibrakën”, reagon Edi Rama

I vëllai në SPAK për “Xibrakën”, reagon Edi Rama

Kryeministri Rama ka reaguar pasi vëllai i tij, Olsi Rama, u paraqit në SPAK këtë të premte, ndërsa Gazment Bardhi u shpreh menjëherë se tashmë u vërtetuan akuzat e tij nga Olsi Ramës për lidhje me trafikantët e drogës.
Ndërkohë, në postimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan se nuk ka pasur asnjë kallëzim nga Bardhi, ndërsa tashmë shpreson që SPAK ta çojë deri në fund këtë çështje.
“A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallzuar, t’i bënte kallzim për kallzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon.
Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallzim që nuk ekziston! Fatmirësisht SPAK-u, megjithatë, e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë!”, shkruan Rama.
Burimi