“I përfshirë në krime zgjedhore”, Ministria e Brendshme padi ndaj ish-ministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka ngritur zyrtarisht një padi ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, të cilin e akuzon për përfshirje në parregullsi gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Sipas akuzës së ngritur, Bekteshi ka ushtruar presion përmes mesazheve ndaj një drejtuesi të policisë në qytetin e Ohrit. MPB e ka publikuar njoftimin në faqen e saj të internetit, teksa pret që prokuroria të vijojë rastin.
Ish-ministri Bekteshi reagoi në lidhje me këto akuza përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i cilësuar një hakmarrje të qeverisë ndaj tij dhe kolegëve të BDI.
“Më 7 maj, në cilësinë e koordinatorit të Frontit Europian në njësinë Zgjedhore 5, nga shtabi i Frontit Europian në Ohër mora informacion se në ditën e heshtjes zgjedhore, kryetari i shtabit dhe anëtarët e shtabit janë kontrolluar nga SPB-Ohër, e cila është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor nga SPB-Ohër”, shkruan Bekteshi.
Burimi