
I ngacmonte vajzën, greku plagos me thikë shqiptarin
👁2493
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marathia të Fokidës në Greqi, kur një person goditi me thikë një të ri pasi dyshohet se ngacmonte vajzën e tij.
Gjithçka ka ndodhur në fshatin bregdetar Marathias në Fokida, pak jashtë Nafpaktos, ku u mbajt një festival mbrëmjen e së enjtes.
Pas sherrit të përgjakshëm, i riu është transferuar në Qendrën Shëndetësore Nafpaktos dhe për shkak të seriozitetit të situatës është transferuar në Patra.
Autori u arrestua nga efektivë të Evpalios dhe po mbahet në paraburgim.
Burimi