“I fali mandate Edi Ramës”, Sekretari i PD flet për negociatat me PS-në dhe akuzat e Bashës
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka sqaruar elektoratin për pretendimet e ngritura nga Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj për faljen e mandateve në tavolinë me ndryshimet e dakordësuara në Kodin Zgjedhor.
Ivi Kaso ka zbuluar negociatat mes PS dhe PD, teksa ka thënë se çështja e pabarazisë së votës mund të adresohej vetëm me ndryshimin e sistemit, po PS nuk e pranoi këtë gjë. Më tej, ai është shprehur se nuk ka asnjë falje mandatesh, por janë bërë vetëm ndryshime teknikë për mënyrën se si përllogariten mandatet brenda forcës politike.
“Të gjitha teoritë konspirative në lidhje me të gjitha presjet dhjetore të cilat cënojnë një mandat, apo interesin e një force politike ndaj një force politike tjetër, dua të sqaroj të gjithë ata që na ndjekin dhe nuk e kanë lexuar draftin, që janë parashikime teknike që kanë të bëjnë vetëm me mënyrën e përllogaritjes së pjesës së hapur dhe të mbyllur të listës brenda listës së vetme të një force politike.
Pra nuk ndryshon asgjë në mënyrën e përllogaritjes së mandateve, nuk ndryshon asgjë në shpërndarjen e mandateve të forcave politike sipas rezultatit që ata kanë marrë në zgjedhje. Të qetëson të gjithë ata që kanë bërë aludime të tilla, se në këtë aspekt asgjë nuk ka ndryshuar”, thekson Ivi Kaso.
Deklarata e Sekretarit të Çështjeve Zgjedhore ne PD, Ivi Kaso:
humë shkurt për të iu rikthyer çështjes së pabarazisë së votës. Është një çështje që nuk është adresuar dhe nuk merr zgjidhje me draftin i cili u dakordësua në komisionin e ligjeve dhe i dërgohet kuvendit për miratim.
Çështja e pabarazisë së votës ka qenë shqetësim i hershëm i opozitës dhe një nga pikat kryesore që synohej të çohej nëpërmjet platformës që opozita nëpërmjet PD, paraqiti në tryezën e grupit të dialogut. Do të adresohej në mënyrë të plotë kjo çështje nëpërmjet ndryshimeve radikale të atyre elementëve që një reformë zgjedhore të bëhej reformë në mënyrë të vërtetë.
Adresimi i çështjes së ndryshimit të sistemit, ose të paktën diskutim mbi elementë thelbësor të sistemit që kemi. Të gjitha çështjet, u refuzuan edhe të diskutoheshin nga PS. Ishin çështje nuk mundën të diskutoheshin sot dhe aq më pak të merrnin zgjidhje, por ngelen në krye të axhendës tonë, ku PD do të kërkojë me forcë një reformë të vërtetë të sistemit zgjedhor.
Dëgjova dhe akuza nga njerëz që kanë edhe një farë eksperience zgjedhore, lidhje me faljen e mandateve njërës forcë politike apo tjetrës në tryezën e grupit të dialogut. Dua të theksoj se asgjë nuk ka ndryshuar në draftin e djeshëm në mënyrën e përllogaritjes së mandateve për forcat politike, ose të shpërndarjes së mandateve të forcave politike.
Të gjitha teoritë konspirative në lidhje me të gjitha presjet dhjetore të cilat cënojnë një mandat, apo interesin e një force politike ndaj një force politike tjetër, dua të sqaroj të gjithë ata që na ndjekin dhe nuk e kanë lexuar draftin, që janë parashikime teknike që kanë të bëjnë vetëm me mënyrën e përllogaritjes së pjesës së hapur dhe të mbyllur të listës brenda listës së vetme të një force politike.
Pra nuk ndryshon asgjë në mënyrën e përllogaritjes së mandateve, nuk ndryshon asgjë në shpërndarjen e mandateve të forcave politike sipas rezultatit që ata kanë marrë në zgjedhje. Të qetëson të gjithë ata që kanë bërë aludime të tilla, se në këtë aspekt asgjë nuk ka ndryshuar.
gijotina.com/
Burimi