Hysaj ka një ‘këshillë’ për qytetarët e Durrësit: Mos harroni çizmet prej llastiku
Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj ka publikuar pamjet nga qyteti i Durrësit, që siç shihet për shkak të reshjeve të shiut disa rrugë janë përmbytur.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hysaj me ironi thotë se qytetarët e Durrësit duhet të marrin çizmet prej llastiku me vete.
“Sepse “gondolat” dhe “gomerdaret” që si gjithmonë I duhen për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit , na janë bërë të zakonshme tashmë”, shkruan Hysaj.
Postimi
Mirëmëngjesi,
I kujtoj të gjithë qytetarëve të Durrësit të mos harrojnë të marrin çizmet e llastikut me vete .
Sepse “gondolat” dhe “gomerdaret” që si gjithmonë i duhen për të mundësuar kalimin në rrugët e dimrit , na janë bërë të zakonshme tashmë .
Pasi mbarojë së “xixëlluari” qytetin, kukulla do “xixëlloj” dhe qarkun tani.
Burimi