Heshtën për Salianjin por jo për tensionet në Kuvend, Ambasadori i BE: Për të ardhur keq…

Heshtën për Salianjin por jo për tensionet në Kuvend, Ambasadori i BE: Për të ardhur keq…

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranës, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me tensionet e shkaktuar ditën e djeshme në Kuvend nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët dogjën edhe një pjesë të karrigeve.
Gonzato deklaron se nuk është kjo mënyra për të shprehur mendimin dhe pakënaqësitë, pasi sipas tij, dhuna nuk duhet të jetë zgjidhje, ndërsa u bëri thirrje palëve të dialogojnë.
“Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në Kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra për ta shprehur mendimin.
Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin, deputetët e Kuvendit duhet të kenë mundësinë të përmbushin rolin e tyre në siguri të plotë. Të ulen tensionet e të shmangen sulmet. Dhuna nuk duhet të jetë zgjidhje. Është shumë e rëndësishme që parlamenti duhet të luajë rolin e duhur në fund të fundit kjo ka të bëjë me objektivin madhor që ka Shqipëria që është integrimi në BE, objektiv që e duan shumica dërrmuese e shqiptarëve”, u shpreh diplomati europian për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit.
Vlen për t’u theksuar fakti se asnjë prej ambasadorëve nuk reagoi për burgosjen e deputetit të opozitës, Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg, një vendim i pabazuar në prova dhe në ligj, për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Burimi