“Heqja e mandatit të Salianjit antikushtetuese”, Berisha thirrje deputetëve: Të gatshëm për çdo sakrificë

“Heqja e mandatit të Salianjit antikushtetuese”, Berisha thirrje deputetëve: Të gatshëm për çdo sakrificë

Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve demokratë, si edhe drejtuesve lokalë e qëndrorë “t’u dalin në ballë revoltave dhe mosbindjeve civile në të katërt anët e vendit”.
Berisha theksoi se duhet t’u faktojnë shqiptarëve që “diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra”, duke shtuar se vendi sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Evropë.
Berisha tha se akti për t’i hequr mandatin deputetit Ervin Salianji është antikushtetues. Ai u shpreh se ‘ky akt që tejkalon edhe standardet e vendeve më moniste’.
“Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë deputetëve të parlamenteve lokale, të bëjnë gjithçka në mosbindje civile për t’i shkurtuar ditët regjimit të drogës, krimeve monstruoze. Të ftoj dhe njëherë të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD-së në dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në të katër anët e vendit. T’u faktojmë shqiptarëve dhe botës se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra. Se Shqipëria sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Europë. Se shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafies. Se Shqipëria është vendi i të burgosurve politikë dhe i përpjekjes satanike të mafies shqiptare dhe ndërkombëtare për të shkatërruar opozitën e vendit në funksion të Edi Ramës, kryemafiozit të Shqipërisë dhe Europës. Se shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë për të votuar të lirë si të gjithë qytetarët europianë. Se ata do përdorin të gjitha mjetet e ligjshme të protestës kur janë përballur me regjime diktatoriale në Europë dhe botë.
Sot jam para jush për të dënuar me forcën më të madhe qëndrimin brutal të Ramës, i cili me zëdhënësen e tij që nuk po përdor epitete, duke marrë pushtetin e komisionit të mandateve, ekzekutoi në një akt antikushtetues dhe antiligjore vendimin politik të kreut të krimit të organizuar dhe narkoshtetit, Edi Ramës për burgosjen e deputetit, Ervin Salianji, nënkryetari të grupit të PD, për rrjedhojë anëtarit të kryesisë së Parlamentit shqiptar. Ky akt që tejkalon edhe standardet e vendeve më moniste, tregon fytyrën e vërtetë, tregon ringjalljen në shpirtin dhe qenien e Edi Ramës, të babait të tij xhelat, Kristaq Rama që urdhëronte në 10 gusht 1988 varjen në litar të disitentit Havzi Nela. Ky akt prej burracaku dëshmon se jo deputeti guximtar Ervin Salianji, por është Rama i tmerruar nga krimet, lidhjet e tij me krimin dhe urdhëron shkelmimin e kushtetutës dhe parlamentit. Unë sot gjithashtu dënoj me forcën më të madhe, deklaratën e bastardit me tre mbiemra, direkt kërcënimet e tij, bastardit të familjes Hoxha, kërcënimet e tij ndaj deputetëve të opozitës. I them këtej dhe Ramës që edhe Enveri të ngrihet nga vari, deputetët e opozitës nuk tremben për ta çuar deri në fund betejën për një Shqipëri pa narkodiktaturë. I them këtij banditi të shndërruar në ministër, çlirohu nga inspirimet e diktaturës më satanik që ka njohur Shqipëria”, u shpreh Berisha.
Burimi