Halle të tjera për taksapaguesit, nga shkurti deklarata e taksave mbushet automatikisht nga modeli paraardhës

Halle të tjera për taksapaguesit, nga shkurti deklarata e taksave mbushet automatikisht nga modeli paraardhës

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se prej këtij muaji deklarata elektronike e të ardhurave do të mbushet automatikisht sipas modelit të muajit pararendës, sipas tyre “për të lehtësuar procesin e deklarimit elektronik të deklaratave tatimore”.
Afati i dorëzimit për muajin shkurt që është deri më 20 Mars, dhe autoritetet kanë zgjedhur të mos lënë asnjë tolerancë por të sugjerojnë ose pretendojnë të ardhura të paktën sipas muajit parardhës, duke shtuar burokracitë dhe kaosin e mundshëm që shkakton vendimi.
Nga shkurt 2025 e në vijim, Deklarata e re e Tatimit të Mbajtur në Burim para-plotësohet me informacionin e deklaratës paraardhëse për rubrikat që kanë informacion të vijueshëm si dhe ka disa përmirësime, të cilat iu mundësojnë tatimpaguesve një deklarim më të saktë dhe më të lehtë”, thonë zyrtarët.
Duket qartë se autoritetet kërkojnë të mbyllin çdo hapësirë që u heq atyre mundësinë të mbledhin shumat maksimale të parave nga qytetarët, shpeshherë pa marrë parasysh realitetin dhe duke u bazuar në të dhëna të supozuara.
Sipas administratës tatimore, ndryshimet “për lehtësimin e punës së qytetarëve” kanë të bëjnë me të dhënat e vetë-deklaruara nga tatimpaguesi në deklaratën paraardhëse për rubrikat: “Pagesa qiraje ndaj individëve”, “Fitime kapitale nga skemat e sigurimit të jetës dhe/ose pensionit privat”, “Pagesa për pronësinë intelektuale dhe të drejtat e autorit”, do te para plotësojnë deklaratën e muajit pasardhës.
 
Zyrtarët shtojnë se vlerat e para plotësuara mund të ndryshohen ose të fshihen. Pra, tatimpaguesi për secilën rubrikë të para plotësuar mund të heqë pagesa të deklaruara në muajin paraardhës, të shtojë të reja, ose t’i ndryshojë, pasi “të dhënat e parambushura do të jenë në formë të modifikueshme deri në dorëzimin e deklaratës nëpërmjet butonit ‘Dorëzo’”.
 
Deklarata mund të shkarkohet në formatin Excel, si në versionin Ruaj ashtu edhe në versionin Dorëzuar. Në dokumentin Excel do të shfaqen vetëm rubrikat për të cilat ka pasur pagesa për atë periudhë tatimore.
Të dhënat mund të fshihen në grup duke i përzgjedhur të gjitha njëkohësisht nëpërmjet funksionalitetit Select All dhe më pas duke klikuar në butonin Fshi.
Për më shumë sqarime apo informacion të nevojshëm konsultoni dokumentin bashkëngjitur ‘Udhëzues përdoruesi’, njoftojnë tatimet.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente