Greva në aeroporte gjermane! Mbi 3300 fluturime të anuluara, punëtorët kërkojnë rritje page

Greva në aeroporte gjermane! Mbi 3300 fluturime të anuluara, punëtorët kërkojnë rritje page

Një grevë 24-orëshe ka filluar sot në mesnatë në të paktën dhjetë aeroporte të Gjermanisë, duke shkaktuar kaos dhe anulime të fluturimeve për më shumë se 510,000 pasagjerë. Sindikata ka organizuar këtë grevë për punonjësit e sigurisë dhe pilotët, duke kërkuar rritje të pagave prej 8% dhe shpërblime më të larta për periudhat e punës në kushte të vështira, si dhe tre ditë pushimi shtesë. Kërkesat e sindikatës gjithashtu përfshijnë një rritje me të paktën 350 euro në pagat mujore.
Më shumë se 3,400 fluturime pritet të anulohen në aeroporte të njohura si Frankfurt, Mynih, Berlin, dhe Hamburg, ndër të tjera. Në aeroportin e Frankfurtit, i cili është më i madhi në vend, afërsisht 150,000 pasagjerë do të mbesin pa mundësi udhëtimi. Greva ka prekur gjithashtu fluturimet “transit”, duke shkaktuar një ndikim të ndjeshëm në udhëtimet ndërkombëtare.
Mobilizimi i punonjësve ka filluar papritur në qytetin e Hamburgut, pas nisjes së pushimeve pranverore të shkollës, duke bërë që pasagjerët të përballen me vonesa dhe paqartësi për udhëtimet e tyre.

Deri më tani, punëdhënësit e kanë refuzuar kërkesën për rritje pagash, duke e quajtur atë të pabazuar dhe nuk kanë paraqitur asnjë kundërpropozim.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente