
Gjykata e Tiranës njeh Sali Berishën si kryetar të PD
👁681
Tre vite pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit që shkarkoi Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike dhe odisesë nëpër gjykatat e vendit, Gjykata e Tiranës njeh zyrtarisht Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.
Deri më tani në gjykatë njihej Komisioni i Rithemelimit si organi drejtues për Partinë Demokratike.
Dokumenti i lëshuar nga sekretarja e regjistrit të partive politike, që thotë se kryetar i PD-së është Sali Berisha, vjen pas një kërkese që subjeti ka bërë në gjykatë.
Burimi