Gjykata e Lartë vulos fitoren e Maduros në zgjedhje
👁587
Gjykata më e lartë e Venezuelës ka lënë në fuqi fitoren e Nicolás Maduro në zgjedhjet e fundit presidenciale, pas akuzave se rezultati i tyre ishte i paracaktuar dhe i manipuluara.
Vendimi i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë vjen pasi Kombet e Bashkuara deklaruan pak ditë më parë se këtij institucioni të drejtësisë i mungonte pavarësia dhe paanësia.
Gjykata shqyrtoi materialet zgjedhore nga komisioni i zgjedhjeve, të cilat sipas saj tregonin se Maduro kishte marrë pak më shumë se gjysmën e votave, duke e bërë në këtë mënyrë fitues të zgjedhjeve.
Maduro ka udhëhequr vendin që nga viti 2013 dhe rizgjedhja e tij do të thotë se ai mund të shërbejë edhe një mandat gjashtë-vjeçar.
Burimi