Gjokutaj: Vendimi ndaj Salianjit ishte marrë pa filluar gjyqi, t’i drejtohet Strasburgut

Gjokutaj: Vendimi ndaj Salianjit ishte marrë pa filluar gjyqi, t’i drejtohet Strasburgut

Avokati Genc Gjokutaj është shprehur se në procesin gjyqësor ndaj Salianjit nuk kishte rëndësi sa e mirë është mbrojtja e avokatëve pasi vendimi ishte marrë pa filluar gjyqi.
Gjokutaj ka theksuar se Salinji ka dy rrugë tani për të fituar kauzën e vet ku njëra është rekursi në Gjykatën e lartë dhe tjetra është ndjekja e çështjes në Gjykatën e Satrsbugut.
“Në rastin konkret çështjet janë politike dhe strategjia e mbrojtjes nuk është efektive. Cila do strategji që të bëjë mbrojtjen nuk ka rëndësi pasi nuk ndikon në vendimmarrje. Kjo çështje është shqyrtuar nga gjyqtar që kanë marrë premtimin që do të jenë pjesë e gjykatës së lartë dhe lidhjet familjare të gjyqtareve me pushtetin.
Çështja është goditur në themelin e saj dhe flitet për mungesë të veprës penale që është dënuar Salinji. Në bazë të ligjit ai ka të drejtë të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe mund ti bashkëngjitet dhe një kërkesë për pezullimin e vendimit. Këto janë mjetet juridike por mos kujtoni se ka ndonjë shpresë.
Është detyrim për Salinjin që të shkoi në gjykatën e Strasburgut pasi ajo ka lidhje me të ardhmen e tij politike pasi i ka ndërprerë mandatin dhe e pengon atë të vijojë karrierën e tij”, u shpreh ai.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente