GJKKO lë në burg Firdeus Berberin, plagosi me armë Johan Muçllarin

GJKKO lë në burg Firdeus Berberin, plagosi me armë Johan Muçllarin

I ekstraduar nga Greqia këtë të mërkurë, Firdeus Berberi ka dalë këtë të dielë para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë. GKKO ka vendosur ndaj tij masën ‘Arrest në burg’, si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, ku roli i tij u zbulua nga i penduari Artan Tafani. Ndaj Fierdues Berberit ka dhe një masë tjetër ‘Arrest në burg’ nga Gjykata e Pogradecit për një plagosje të kryer në vitin 2022.
Gjykata e Posaçme ka caktuar një tjetër masë sigurie arrest në burg për Firdeus Berberin i cili u ekstradua nga Greqia disa ditë më parë. Ai akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit të Laert Haxhiut dhe roli i tij është zbuluar nga dëshmia e Artan Tafanit që ka bashkëpunuar me organin e akuzës. Sipas Tafanit në shkurt të vitit 2023, Berberi në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe një anëtar tjetër të grupit kanë vjedhur me dhunë një automjet në Durrës, për ta përdorur më pas për ngjarje kriminale. Berberi akuzohet gjithashtu edhe për kërcënimin e dy punonjësve të policisë gjatë operacionit për arrestimin e Artan Tafanit në zonën e Astirit në Tiranë. Në atë kohë Berberi ishte në kërkim për plagosjen e Johan Muçllarit në Pogradec dhe gjatë kësaj periudhe fshihej në Tiranë. Ndaj Berberit është caktuar masë sigurie edhe nga gjykata e Pogradecit pasi akuzohet për për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.
Në 25 prill të 2022, Firdeuss Berberi në bashkëpunim Greis Maxharin kanë plagosur me armë zjarri Johan Muçllarin.
Dy autorët fillimisht e kanë ngacmuar me fjalë 22-vjeçarin Johan Muçllari, i cili iu është kundërpërgjigjur me grushte. Më pas Berberi dhe Greis Maxhari kanë qëlluar me armë drejt Muçllarit, si edhe e kanë plagosur me thikë në kokë.
Firdeus Berberi u ekstradua nga Greqia të mërkurën e 21 gushtit. Ai u arrestua në Janinë në maj të vitit 2023, së bashku me Laert Haxhiun.
gijotina.com/
Burimi