Gjinekologu jep recetën “magjike” për të mbetur shtatzanë

Gjinekologu jep recetën “magjike” për të mbetur shtatzanë

Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili ka folur gjatë në emisionin “Panorama e Mëngjesit” lidhur me rëndësinë që ka tek femrat kujdesi që duhet të tregojnë qoftë për kontrollet periodike tek doktori, qoftë për ushqimin dhe aktivitetin e tyre seksual, për të mbetur shtatzanë. Mjeku ka renditur disa nga ushqimet “magjike” që ndikojnë tek organizmi i femrave për një shtatzani të mbarë.

Pyetje: Çfarë ndikon tek fertiliteti, qofte tek meshkujt apo te femrat?
Mjeku Shkëlqim Balili: Keni bere pyetjen me te rendesishme. Kam parë vajza obeze, 3-4 muaj pa cikel. Këtu ndikon shumë ushqimi. Në rastet kur ka mbipeshë, shumë obezitet, hormone mashkullore, nje nga faktoret kryesore eshte dieta me nje diete te shendetshme.
Dieta e shendetshme do te thote, ne bejme gjithe ekzaminimet dhe mua më kanë dalë raste me mbi normë të insulinës, me gjendje pre-diabetike në këto raste shume e domosdoshme hidratimi, duhet të marrë 6-8 gota uji në ditë.
E dyta, ushqimi me pak sheqerna, sheqernat janë agresive, sheqeri quhet “helmi i embel”. Nuk duhet të përdoren, te perdoren shume proteinat dhe yndyrnat.
Ushqimi esencial mund të jenë vezët. Duhet te hiqet koncepti qe veza te ngre kolesterolin.
Veza është ushqim kompleks, e rregullon kolesterolin, të gjitha frutat dhe perimet, nga 10 perimet më të mira lakra e Brukselit, lakra e bardhë, fasulet, sidomos fasulet e kuqe.
Është proteinë bimore që është baraz me mishin, fibrat, njeriu rrënjët i ka në zorrën e trashë, nëse ha vetëm pica e pi pije me gaz bëhem obez.
Nëse marr ushqime të shëndetshme, perime, fruta atëherë ruaj format e trupit./Panorama/
Burimi