Gjendet trupi i 18 vjeçares Hannah Lynch, personi i fundit i zhdukur pas fundosjes së superjahtit

Gjendet trupi i 18 vjeçares Hannah Lynch, personi i fundit i zhdukur pas fundosjes së superjahtit

Zhytësit kanë gjetur edhe trupin e personit të fundit të zhdukur nga superjahti i fundosur pak ditë më parë në brigjet e Siçilisë.
Trupi i pajetë i 18-vjeçares, Hannah Lynch, vajza e manjatit britanik Mike Lynch,  që u zhduk pas fundosjes së superjahtit luksoz  ‘Bayesian’, të hënën e kaluar, u gjet mëngjesin e së premtes nga zhytësit e zjarrfikësve italianë.
Vajza u bllokua si edhe viktimat e tjera brenda njërës prej kabinave.
Ndërkohë, autoritetet italiane kanë nisur një hetim  për vrasje nga pakujdesia  në lidhje me  mbytjen tragjike të anijes në Palermo  që mori jetën e  gjashtë personave .
Sipas  Daily Mail , Prokuroria Publike e Termini Imerese, e drejtuar nga Ambrogio Cartozio, po heton pse jahti luksoz  Bayesian  u përmbys dhe u fundos pranë portit të Porticello pak para orës 5 të mëngjesit të së hënës.  Sipas mediave italiane të cituara nga gazeta britanike, hetuesit po shqyrtojnë veprat penale të ” shkaktimit të një aksidenti dhe vrasje të shumëfishtë nga pakujdesia” ndaj “personave të panjohur”.
Prokurorët nesër në mëngjes do të mbajnë një konferencë për shtyp, ku pritet të zbardhin më shumë detaje rreth hetimit të tyre. Shkaktimi i një anijembytjeje është një vepër më vete sipas kodit penal italian dhe dënohet me burgim deri në 12 vjet. Kujtohet se, në 24 orët e fundit, shkaku i fundosjes së jahtit të manjatit  Michael Lynch  – i cili është ndër të vdekurit – janë bërë objekt spekulimesh.
Nga ekspertët janë paraqitur teori të ndryshme se çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik, me CEO i kompanisë që e ndërtoi atë duke folur për ” gabime të shumta njerëzore “.
 
 
Burimi