
Gjendet i vdekur në banesë një 50-vjeçar në Devoll, dyshohet se…
👁4088
Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të premte, rreth orës 08:00 në banesën e tij në qytetin e Bilishtit.
Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi N. Sh., rreth 50 vjeç. Policia raporton se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të humbjes së jetës.
Burimi