
Gëzim te Kombëtarja para Anglisë, dy lojtarët kuqezi festojnë sot ditëlinndjen
👁945
Dita e sotme është festë te Kombëtarja shqiptare. Saktësisht, 2 nga lojtarët e grumbulluar, Ernest Muçi dhe Thomas Strakosha festojnë sot ditëlindjen. I pari ka mbushur sot 24 vjeç, ndërsa gardiani i portës feston 30-vjetorin.
Kjo ditëlindje i gjen në grumbullimin e Kombëtares dhe do të festohet ndryshe. Për të dy futbollistët, FSHf-ja ka bërë në postim në rrjetet sociale, ku u ka uruar ditëlindjen.
Kujtojmë se kuqezinjtë do të luajnë ditën e premte ndaj Anglisë në “Wembley” në orën 20:45. Përballje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 dhe ku ekipi ynë do të synojë ta nise me një rezultat pozitiv.
Burimi