Gati formacioni i dytë, 10 ndryshime te Spanja përballë kuqezinjve të Sylvinhos
Spanja ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Shqipërinë. Skuadra iberik zhvilloi sot stërvitjen e fundit, para nisjes për Dusseldorf, aty ku ekipi i De La Fuentes do të përballet me kuqezinjtë të hënën në orën 21.00.
Numri një i pankinës, de la Fuente ka provuar në stërvitje formacionin me lojtarët e stolit që do të zbresin në fushë ndaj ekipit të Sylvinhos. Vlen të theksojmë se nuk ka më asnjë dilemë, titullarët do jenë pushim, pasi kualifikimi është siguruar. Kujtojmë se Rodri mungon për shkak kartonash, ndërsa Naço dhe Ayoze nuk janë në kushtet e duhura fizike për t’u aktivizuar.
Plot 10 ndryshime pritet të pësojë Spanja krahasuar me formacionin e nisur në suksesin 1-0 ndaj Italisë.
Aymeric Laporte është i vetmi lojtar që do të konfirmohet si titullar kundër shqiptarëve, ndërkohë që do të ndryshojë pjesa tjetër.
Formacioni i mundshëm
(4-3-3): Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Baena; Torres, Joselu, Oyarzabal.
Burimi