Futet për tu larë në det, humb jetën burri në Spille

Futet për tu larë në det, humb jetën burri në Spille

Një 66-vjeçar ka humbur jetën në Spille.
Sipas policisë, burri është futur për tu larë në det dhe papritmas ka pësuar atak kardiak duke humbur jetën.
“Rreth orës 12:40, në Spille, shtetasi M. H., rreth 66 vjeç, banues në Lekaj, Kavajë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.
Burimi