![“Fute në sistem, s’e ke Ketën aty?”/ Përgjimet, mjekja Pere del nga gjykata me version tjetër: S’jam unë, jemi 3 Alketa](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/fute-ne-sistem-se-ke-keten-aty-pergjimet-mjekja-pere-del-nga-gjykata-me-version-tjeter-sjam-une-jemi-3-alketa_667d9f21649ea.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
“Fute në sistem, s’e ke Ketën aty?”/ Përgjimet, mjekja Pere del nga gjykata me version tjetër: S’jam unë, jemi 3 Alketa
👁2569
Mjekja Alketa Pere, një nga shtatë të dyshuarit në skandalin tek onkologjiku, dha një deklaratë për mediat sapo doli nga gjykata.
Ajo duket se ka ndryshuar versionin e saj, teksa u shpreh se nuk ka qenë ajo që përmendet tek përgjimet e mesazheve.
Alketa Pere përmend një emër tjetër, po ashtu kolege tek Spitali Onkologjik.
Gazetarët: Çfarë ndodhi në seancë?
Alketa Pere: Asnjë gjë nuk ndodhi. Për sa i përket mesazhit, nuk isha unë Alketa, por Alketa administratorja, Alketa Ilo. Tek onkologjiku jemi tre Alketa.
Burimi