Furgoni përplaset me motomjetin në aksin Bilisht-Sinicë, dy të plagosur
👁2083
Dy të lënduar si pasojë e përplasjes së një furgoni me një motor në Pogradec. Sipas policisë, më datë 27.06.2024, rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, në afërsi të fshatit Miras, automjeti furgon tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., banues në fshatin Vidohovë, është përplasur me një motomjet pa targë, me drejtues një shtetas të mitur dhe pasagjer vëllain e tij, banues në fshatin Miras, të cilët për pasojë janë dëmtuar dhe u dërguan për mjekim në spital.
Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Burimi